Fjalë Kyçe

Video/ Parakalimi i gabuar që i mori jetën familjes nga Kosova

Video/ Parakalimi i gabuar që i mori jetën familjes nga Kosova

Report Tv publikoi një video pak para se të ndodhë aksidenti tragjik i ditës së djeshme, në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina ka parakaluar një tjetër makinë, dhe më pas është përplasur me mjetin kamion tip (MAN) me drejtues Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.

Siç shihet dhe nga videoja, mjeti “Citroen” ka bërë parakalim të gabuar dhe ka dalë në krah të kundërt, si pasojë është përplasur me kamionin që po vinte përballë. Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 anëtarët e familjejes Avdiaj nga Kosova, konkretisht Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç e Medina Avdiaj, 5 vjeçe.

11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit. Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarje, ndërsa 3 të tjerët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë aty. E plagosur rëndë ka mbetur edhe një fëmijë tjetër, Violeta Avdiaj 3 vjeçe, e cila është në spital.

Edhe eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini në një intervistë për Report Tv tha se drejtuesi i mjetit “Citroen”, nuk ka llogaritur mirë hapësirën për parakalim. Report Tv ka zbardhur dëshminë e shoferit të kamionit, Isa Shala. Përpara uniformave blu, ai ka rrëfyer se ka qenë duke lëvizur në krahun e tij të rrugës kur mjeti ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte nga Prishtina i ka ardhur përballë me një shpejtësi në mënyrë të befasishme duke sjellë edhe përplasjen e fuqishme.

Familja që u shua ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.