Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Majami , ku një 27-vjeçar tentoi të mbyste me lidhësen e këpucës një grua teksa ajo priste autobusin.
Konkretisht, siç shihet në video, një burrë duket se po tenton t’i shtrëngojë lidhësen e këpucëve në qafë, ndërsa vajza përballë është në celular teksa pret autobusin.
Burri i afrohet vajzës nga pas dhe tenton ta mbysë. Vajza reziston dhe pas disa sekondash përleshje burri fillon të godasë viktimën, derisa shfaqet një kalimtar, transmeton abcnews.al
Kalimtari tenton të qetësojë autorin dhe kur sheh se nuk ndalet ai arrin të mbërthejë agresorin dhe vajza shpëton.