Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e këtij “Big Brother” e cila i ka surprizuar të gjithë. Ajo tregoi se përveç asaj vajzës super seksi të kopertinave, është edhe një vajzë shumë e dashur, e çiltër dhe që argumenton mirë dhe pse nuk flet mirë shqip. Meqënëse jemi këtu, mënyra si ajo flet në gjuhën shqipe është qershia mbi tortë e këtij formati.
Së fundmi, në rrjet po qarkullon një video ku në shtëpi luhet kënga Dale e Ledrit, Kidës dhe Butrintit. Këtë të fundit duket se modelja e ka shumë qejt mirëpo i ka ngatërruar paksa emrin. “Batriti, Betriti, Betrinti, Betruti Betrunti”- thotë Beniada teksa video na shkriu të gjithve gazit.
Kjo video sigurisht është parë edhe nga këngëtari i cili ka reaguar sot në Instagram. “Betrini, Betrinti, Betrunti!”- shkroi ai në një status në Instastory. Dhe më pas e pasoi nga një tjetër vetëm me emoji duke qeshur me lot dhe me zemër.