Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, një imam ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në xhami dhe kanë vjedhur 50 euro.Paratë sipas tyre, kanë qenë të grumbulluara për ndihmë për familjet nevojtare.Policia ka njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:15 dhe është iniciar si vjedhje e rëndë.