Fjalë Kyçe

Vidhet arka e bamirësisë në një librari në Prishtinë, publikohet fotoja e hajdutit që e vodhi

Vidhet arka e bamirësisë në një librari në Prishtinë, publikohet fotoja e hajdutit që e vodhi

Libraria Dukagjini në Prishtinë ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se një person ka vjedhur arkën e bamirësisë të Shoqatës “Autizmi” e cila kishte qenë e vendosur brenda hapësirave të librarisë.

Ata kanë lutur qytetarët që nëse kanë informacione, apo e njohin personin në fotografi i cili ka vjedhur arkën me një shumë të konsiderueshme të të hollave të lajmërojë policinë, përcjell Gazeta Express.

Kjo librari ka njoftuar se posedon edhe video gjatë kohës kur është kryer vjedhja, të cilat nuk janë publikuar, sipas tyrë, për shkak të mbrojtjes së të dhënave.