Fjalë Kyçe

Vidhet arka për ndihmë të skamnorëve në një lokal në Prizren

Vidhet arka për ndihmë të skamnorëve në një lokal në Prizren

Sot në një lokal në Prizren është vjedhur arka për ndihmë të skamnorëve.

Sinjali mëson se lokali ku u krye vjedhja është një ‘mobil shop’ në rrugën “Ibrahim Rugova” të këtij qyteti.

Rastin në Polici e ka denoncuar punëtorja e lokalit, e cila ka deklaruar se i dyshuari e kishte vjedhur arkën në të cilën kishte para të metalta që janë grumbulluar për skamnorët.

Edhe nga Policia e kanë konfirmuar rastin, teksa kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rreth orës 13:40, është arritur të sigurohet prezenca e dyshuarit në SP-Prizren, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i dyshuari ka mohuar se ka kryer këtë vepër penale. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e dyshuarit për 48 orë.”