Persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë në një filial të një institucioni mikrofinanciar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Brenda kasafortës dyshohet se kanë qenë 7,848.00 euro
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar.
Në polici thonë se pas marrjes së informacionit, të dielën rreth orës 23:00, policia ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.
Bazuar në rezultatet e para të ekzaminimit si dhe veprimeve të tjera hetimore, janë ngritur dyshimet se nga aty është vjedhur një kasafortë në të cilën ka pasur një vlerë të konsiderueshme të parave kesh.
Në koordinim të veprimeve hetimore me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar dhe po vazhdon të hetoj këtë rast si vjedhje e rëndë.