Fjalë Kyçe

Vidhet kjo veturë në Prishtinë me gjithë dokumente, kujdes nëse ju ofrohet për ta blerë

Vidhet kjo veturë në Prishtinë me gjithë dokumente, kujdes nëse ju ofrohet për ta blerë

Është vjedhur një veturë në Prishtinë, e cila i posedon edhe dokumentet, shkruan Gazeta Metro.

Vetura e tipit “Nissan Almera” me targe 01-569-BE, është vjedhur sot në një parking në Prishtinë.

Kjo veturë është vjedhur me gjithë dokumente, andaj kujdes nëse ju ofrohet për ta blerë.

“Ky Nissan Almera me targe 01-569-BE me eshte vjedhur sot ne parking. Vetura i ka dokumentet brenda andaj kujt do qe i ofrohet me ble ta keni parasysh qe eshte e vjedhur. Nese te njejten e shihni te parkuar, ju lutem njoftoni Policine ne #192 Falemnderit!”, ka bërë të ditur pronari i veturës.