Fjalë Kyçe

Vidhet portofoli i një të riu në Pejë, ka një lutje për hajnin: “Ndali paratë por më kthe pasaportën”

Vidhet portofoli i një të riu në Pejë, ka një lutje për hajnin: “Ndali paratë por më kthe pasaportën”

Një të riu i është vjedhur portofoli brenda së cilës kishte pasaportën, kartën e vaksinimit dhe 400 euro para kesh.

Vjedhja sipas tij ka ndodhur sot rreth orës 17 e 20 minuta në stacionin e autobusëve në Pejë, brenda një autobusi, shkruan IndeksOnline.

Ai ka një lutje për personin që tashmë ka në duar portofolin e tij- ti mbajë paratë vetëm pasaportën ta kthej.

Rasti do të denoncohet nesër të organet e rendit me shpresën që do të gjendet dokumentacioni i të riut i cili ka mbetur në rrugë dhe nuk di nga t’ia mbajë.