Fjalë Kyçe

Vidhet vetura e rreth 40 mijë eurove në Mitrovicë: Pronari tregon se si mund ta identifikoni nëse e shihni në rrugë

Një veturë Mercedes E-Class 300, është vjedhur ditën e diel në Mitrovicë dhe që nga ajo ditë pronari është në kërkim të veturës së tij, shkruan Gazeta Metro.

Sipas një publikimi në grupin ‘Marakli t’kerreve’, është bërë e ditur se datë 7 qershor në ditën e diel, një veturë e tipit Mercedes Benz E-Class 300, është vjedhur në rrethinë të qytetit të Mitrovicës.

Pronari i veturë ka dhënë detaje duke treguar se si mund të identifikohet vetura e tij. Mbrapa bagazhit veturës i shënon E 300, ndërsa në mes të veturës ka një vi, si dhe në pjesën e përparme e në anën e pasagjerit.

Ai gjithashtu ka vendosur edhe një numër kontaktues, që kush do që e sheh ta lajmëron atë.

Çmimi i veturës në fjalë në treg sillet rreth 40 mijë euro.

Ndërkaq Policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë vjedhur dy vetura në Prishtinë nga persona të panjohur. Vjedhja e veturave e madje edhe në pikë të ditës po vazhdon të jetë një problem për pronarët e veturave.