Fjalë Kyçe

Viktima e 28-të e COVID-19 është 77-vjeçari nga Rahoveci, kishte edhe sëmundje tjera

Viktima e 28-të e COVID-19 është 77-vjeçari nga Rahoveci, kishte edhe sëmundje tjera

Klinika Infekive e QKUK’së ka njoftuar se sot ka vdekur një 77-vjeçar nga Rahoveci, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, SHSKUK’ja ka njoftuar se i njëjti ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

“Sot në ora 10 : 30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2583252171991573