Liverpool është finalisti i parë i Champions League.
Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Villarreal në Spanjë, pasi pjesa e parë përfundoi 2-0 për vendasit.
Golave të Dia (3’) dhe Coquelin (41’), që barazuan përkohësisht rezultatin e përgjithshëm, në fraksionin e dytë të lojës iu përgjigjën Fabinho, Luiz Diaz dhe Mane.
Në finale, Liverpool do të presë fituesin e çiftit Real Madrid-Manchester City./a2cnn