Fjalë Kyçe

“Vinicius është tifoz i Barcelonës, qau në përmbysjen 6:1 ndaj PSG-së”

“Vinicius është tifoz i Barcelonës, qau në përmbysjen 6:1 ndaj PSG-së”

Vinicius Junios ishte njëri prej yjeve në El Clasicon e djeshme në Camp Nou, duke performuar mjaft mire në pjesën e parë, madje duke frustruar aq shumë tifozët e Barcelonës saqë ata iu drejtuan me fyerje.

Por, gjërat mund të kishin shkuar më ndryshe nëse Vinicius do të kishte nënshkruar me Barcelonën.

Ish-skauti i Barcelonës për Brazilin, Andre Cury, ka zbuluar se sulmuesi ishte afër transferimit në Katalonjë dhe se ai dikur ishte një tifoz i Blaugranave.

” Vinicius është një tifoz i Barcelonës, një blaugran i vërtetë”, zbuloi Cury  për Cadena Ser.

“Ai qau kur Barcelona bëri rikthimin ndaj PSG-së, kur fitoi 6-1. Ai ishte gati të nënshkruante edhe për Barcelonën. Dy agjentët e tij ishin miqtë e mi të ngushtë. Por, në minutën e fundit, ata më tradhtuan mua dhe klubin. Që nga viti 2017, ne nuk flasim më”, tregoi ai./Express