Fjalë Kyçe

‘Vip’-at bien në grackën e ‘postimit’ të Jurgen Klopp për kombëtaren e Kosovës

‘Vip’-at bien në grackën e ‘postimit’ të Jurgen Klopp për kombëtaren e Kosovës

Një faqe e pa verifikuar në emër të trajnerit gjerman kishte shkruar për kombëtaren e Kosovës.

Pas fitores së djeshme të dardanëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kundër kombëtares çeke, në rrjete sociale po qarkullonte një postim nga një faqe e pa autorizuar e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, shkruan lajmi.net.

Në postimin e bërë ishte një fotografi e futbollistëve kosovarë në vitin 1997 duke pastruar takat në baltë dhe mbi foto shkruante

“Nëse më pyetni çka është futbolli, unë do ua tregoj këtë foto, nuk ka lidhje se kush jeni, prej cilit vend vini, punoni shumë dhe kurrë mos u dorëzoni, respekt”.

Pastaj këtë postim shumë ‘VIP’ ndër ta edhe këngëtarët si Ghetto Geasy dhe Adrian Bujupi e kishin ndarë në rrjete sociale, por një shkrim i tillë nuk ka të bëj me Jurgen Klopp pasi vetë trajneri gjerman kishte deklaruar se nuk ka ndonjë llogari në rrjete sociale.