Një virus i ri i lidhur me Sarsin është shkaktari njw epidemie misterioze pneumonie që ka shpërthyer në Kinë.
Mjeket zbuluan një koronavirus të ri tek një pjesë e pacientëve të shtruar në spital dhe e kanë identifikuar si patogjenin fajtor për sëmundjen e përhapur më shpejtësi. Ai është i së njëjtës familje me virusin e tmerrshëm vdekjeprurës shkaktar të sindromës akute të rrugëve të frymëmarrjes, të njohur si SARS. SARS-i infektoi më shumë se 8000 vetë dhe vrau 774 prej tyre gjatë pandemisë që gjunjëzoi Azinë në vitet 2002-2003, e u shtri në 37 vende.
Një koronavirus ishte gjithashtu fajtori i përhapjes së sindromës së tmerrshme në rrugëve të frymëmarrjes, MERS në Lindjen e Mesme 7 vjet më parë. Fillesat, MERS, që mori asokohe 851 jetë njerëzish në mbarë globin, i pati në Arabinë Saudite. Disa koronaviruse mund të transmetohen lehtësisht nga një person në tjetrin, ndërsa një pjesë e tyre jo. Simptomat e sëmundjeve të shkaktuara nga kjo familje virusesh mund të variojnë nga ethet dhe kollitja deri tek bllokimi i veshkave, e në disa raste, mund të çojnë edhe drejt vdekjes.