Portieri i kombëtares së Kosovës dhe skuadrës së Prishtinës, Visar Bekaj, mund të largohet nga Superliga e Kosovës.
Bekaj lidhej me një kalim të mundshëm drejt Gjermanisë gjatë merkatos së verës, por marrëveshja dështonte, duke bërë që portieri të mbetet te Prishtina.
Së fundmi, faqja zyrtare e Prishtinës shkruan se Bekaj po vëzhgohet nga gjiganti turk, Besiktas, përcjell lajmi.net.
Në miqësoren e luajtur mes Prishtinës dhe Ordbasy, prezent ka qenë edhe skauti i Besiktas, i cili vëzhgonte Visarin.
Mbetet të shihet nëse gjiganti turk do të nis ndonjë ofertë drejt zyrave të Prishtinës.