Fjalë Kyçe

Visar Bekaj, dy ndeshje larg rekordit të arritur 12 vjet më parë

Visar Bekaj, dy ndeshje larg rekordit të arritur 12 vjet më parë

Prishtina e ka përfunduar stinorin vjeshtor të IPKO Superligës së Kosovës në futboll në pozitën e parë me 40 pikë.

Kryeqytetasit në 17 ndeshje i kanë shënuar 12 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje, me gol-dallim 23:4. Pa dyshim që ndër më të merituarit për këtë bilanc është portieri Visar Bekaj.

I ndihmuar edhe nga bashkëlojtarët, ai nuk ka pranuar gol në 10-të ndeshje rresht dhe është larg rekordit të ish-portierit të Prishtinës, Labinot Qosa, vetëm edhe dy ndeshje.

Qosa kishte 12 ndeshje kampionale rresht pa pranuar gol, në mesin e atyre ndeshjeve kishte pranuar gola në 3 ndeshje për Kupë dhe kjo seri tani e Bekaj është edhe më e veçantë dhe mbase do t’ia dalë të ruajë portën pa prekur edhe në dy ndeshjet e para të vitit 2019.

Këtë sfidë Bekaj do ta ketë në një ndeshje të çerekfinales së Kupës (nëse zhvillohet para fillimit të kampionatit) ose ndaj Flamurtarit e Lirisë në kampionat. Qosa mban rekordin nga pranvera e vitit 2006-të, raportojnë mediat vendore.