Rastet me gripin sezonal kanë shkaktuar fluks të madh të pacientëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.
Madje në vendin tonë janë duke u trajtuar dy raste me COVID-19 në Klinikën Infektive. Përveç kësaj sëmundje janë edhe raste tri raste të tjera me gripin e derrave.
Arben Vishaj, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK ka konfirmuar se në këtë Klinikë tani janë duke u trajtuar dy raste me COVID-19 dhe tre persona të tjerë me gripin e derrit. Sipas Vishajt, gjendja e tyre është stabile.
Ai ka thënë se gjatë ditës së nesërme do të japin me shumë detaje për këto raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që t’i reduktojnë daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje. /KP