Fjalë Kyçe

Vit i ri me prurje të reja, Kosovës i bashkohen dy lojtarë të rinj

Vit i ri me prurje të reja, Kosovës i bashkohen dy lojtarë të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po përgatite këtë vit për një kalendar të ngjeshur që do ta impenjojë dhe në eliminatoret e Europianit 2020. Skuadrës së trajnerit Bernard Shaland, pritet t’i shtohen elementë të tjerë cilësorë që do të ngrenë lojën në një tjetër nivel.

Seleksioneri zviceran i Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar se janë shumë afër dy prurjeve të reja. Florent Hadërgjonaj dhe Bastien Toma kanë pranuar të veshin fanelën e përfaqësueses dhe ata do të jenë pjesë e listës këtë pranverë.

Florent Hadergjonaj nuk ka bërë asnjë paraqitje për skuadrën e parë të Zvicrës, ndërsa ka të drejtë ta zgjedh Kosovën. Futbollisti i Huddersfieldit në Premier Ligën angleze, është aktivizuar më parë në kombëtaret e moshave të helvetikëve duke spikatur në të djathtë të mbrojtjes.

Lojtari tjetër Bastian Toma, 19 vjeç aktualisht aktivizohet te Sion dhe ka pranuar të luajë për Kosovën por pret konfirmimin nga UEFA. Edhe ai është aktivizuar me përfaqësueset e moshave në Zvicër.