Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ia ka huqur postin ministres Donika Gërvalla në një postim në Facebook.
Vitia e ka quajtur ministre të Punëve të Brendshme Gërvallën, duke e përmirësuar më pas postimin.
Ai së bashku me kryeministrin Kurti dhe ministren Gërvalla kanë vizituar muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”.
Vitia ka thënë se Prishtina ka nevojë për më shumë muze.
“Historia jonë e re dhe ajo më e hershme janë pasuria jonë kolektive që duhet në vazhdimësi të studiohet, dokumentohet e kujtohet. Prishtina ka nevojë për më shumë muze. Brenda mandatit tonë do të hapet edhe muzeu i qytetit me departamentet e saj për hulumtimin dhe promovimin e historisë së qytetit”, ka shkruar ai./Express