Fjalë Kyçe

Vitia: Lajmi për anulimin e tenderit të vaksinave është i pavërtetë

Vitia: Lajmi për anulimin e tenderit të vaksinave është i pavërtetë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka njoftuar se lajmi i publikuar në Gazetën Insajder për anulimin e vaksinave Pfizer është i pavërtetë.

Vitia tha se lajmi është i pavërtetë, transmeton Telegrafi. “Sot në vend të një konferencë për të treguar për masat e reja, më duhet të flas për një lajm të pavërtetë, i cili është i dëmshëm për procesin e vaksinave. Lajmi i publikuar në Gazetën Insajder është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”, tha ai.

Ministri tha se tashmë është themeluar komisioni për negocimin e vaksinave kundër COVID-19.

Ndryshe, gazeta Insajderi gjatë ditës ka publikuar një hulumtim ku thuhet se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

Sipas gazetës e gjithë puna për furnizim me vaksina është kryer. Duhej vetëm që Vitia të nënshkruante kontratën të cilën nuk e ka bërë. Si pasojë e kësaj, furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.