Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të dënuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, në rastin e njohur si ‘Thesari’.
Po ashtu Supremja i ka hedhur si të palejuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, NTSH “Sh.”, NTP “X.”, G. Shpk”, “G. K. SHPK”, “R.H.” dhe “M. B. G. SHPK” kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim, transmeton lajmi.net.
Ndryshe, Gruda është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik prej dhe 11 vite burgim efektiv dhe 8 mijë e 500 euro gjobë. Po ashtu, të njëjtit i është shqiptuar dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 6 vite.
Ndërsa, Shala është dënuar me 10 vite burgim efektiv dhe 33 mijë euro gjobë.