Fjalë Kyçe

Vjedhja e bankës në lagjen “Dardania”, hajni kishte gjuajtur me armë në drejtim të sigurimit

Vjedhja e bankës në lagjen “Dardania”, hajni kishte gjuajtur me armë në drejtim të sigurimit

Pak momente më parë u raportua për një vjedhje në një bankë në lagjen “Dardania”.

Nga informacionet e para që ka siguruar Indeksonline, grabitja ka ndodhur në një filial të bankës “Western Union”.

Një pjesëtar i sigurimit kishte vrapuar që t’i kapte plaçkitësin, por hajni kishte gjuajtur me armë në drejtim të tij.

Indeksonline mëson se vetëm një person ka qenë brenda gjatë kohës së grabitjes.

Mësohet se hajni ka qenë me rroba të zeza, kapuç dhe maskë.