Një rast i vjedhjes së rëndë, raportohet se ka ndodhur të dielën, në një shtëpi në Kamenicë.
Siç bënë të ditur policia, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.
Sipas tij, kanë vjedhur një laptop, tri ora dore, tri parfume dhe para të gatshme.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.