Fjalë Kyçe

Vjedhje e rëndë në Suharekë: Hajnat hynë me forcë në lokal dhe vjedhin 40 telefona e një kompjuter

Vjedhje e rëndë në Suharekë: Hajnat hynë me forcë në lokal dhe vjedhin 40 telefona e një kompjuter

Në Polici dje është raportuar se në një lokal në Suharekë janë vjedhur 40 telefona dhe një kompjuter.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit të tij dhe nga aty kanë vjedhur gjëra të ndryshme.

Policia e Kosovës bënë të ditur se të dyshuarit kanë vjedhur 40 copë telefona dhe një kompjuter.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Brigada 123” në Suharekë rreth orës 03:36.