Fjalë Kyçe

Vjedhje në një argjendari në Mitrovicë, mashtrimi i hajnit për ta futur monedhën e arit në çantë

Vjedhje në një argjendari në Mitrovicë, mashtrimi i hajnit për ta futur monedhën e arit në çantë

Pronari i një argjendarie në Mitrovicë e ka raportuar në Polici një rast vjedhjeje në lokalin e tij, gjatë kohës sa aty po punonte djali i tij.

Në pamjet të cilat i ka siguruar Express shihet një person teksa e fut në çantën e tij një monedhë ari.

Sipas pronarit, i dyshuari e ka vjedhur monedhën e arit, pasi që i ka kërkuar shitësit që ta maste një stoli.

Pas vjedhjes, të cilën shitësi vuri re vetëm nga pamjet e kamerave të sigurisë, personi që shihet në video i thotë se do të shkojë në një bankomat aty afër dhe të kthehet e ta paguajë stolinë që i tha ta maste.