Vjen oferta e parë për portierin e Kosovës
May 17, 2019
Është e ditur se portieri Arijanet Muriçi do të largohet nga Manchester City këtë verë.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës që konsiderohet si potencial i madh për të ardhmen, është shpallur kampion me Manchester Cityn në Premierligë, por gjatë gjithë sezonit ka qenë zgjedhja e dytë e trajnerit Pep Guardiola.
Për të fituar më shumë eksperiencë dhe për t’u rritur në pozitën e portierit, Muriçi gjatë kësaj vere do të shqyrtojë të gjitha ofertat.
Ka mjaftuar që në hapjen e afatit kalimtar në Angli të vijë oferta e parë për portierin e Manchester Cityt.
Mediet në Angli raportojnë se Preston North End, që garon në Championship, ka kërkuar shërbimet e Muriçit.
Preston këtë sezon është renditur në vendin e 14 nga gjithsejtë 24 skuadra që garojnë në Championshpi.