Fjalë Kyçe

Vjen reagimi i Dukagjinit, pas vendimit të Komisionit të Garave

Vjen reagimi i Dukagjinit, pas vendimit të Komisionit të Garave

Komisioni i Garave i FFK-së vendosi që k ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Vushtrrisë e cila ka përfunaur me fitoren e skuadres nga Klina, të regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në të mirë të Vushtrrisë, shkruan GazetaAlo.

Pas këtij vendimi ka reaguar skuadra e Dukagjinit në faqen e tyre zyrtare.

Reagimi i KF Dukagjinit.

Ndeshja e javës se 28të regjistrohet me rezultat zyrtare 0:3, ndaj nesh dhe ne të mirë të Vushtrris, pas një lëshimi ne kontrollimin e kartonave të verdhë. Diçka e pafalshme njëkohesisht e dhimbshme pas krejt asaj punë dhe atij organizimi përgjatë 28javësh.

Gabimet ndodhin, edhe pse nuk është dashur të ndodh fatkeqsisht. Por një gjë është e sigurt gjithqka mbetet prap ne dorën tonë, ne dy ndeshje dy finalet, jemi një pikë para Beses dhe dy para Vëllaznimit.

Nese dim të festojm kur fitojm duhet edhe ne këso situata të pranojm gabimin dhe kerkimfaljen, sa do që është e pa pranushme.

Andaj të Merkuren ndaj 2 Korrikut, të përkrahum djemt tanë të cillët njesoj si çdo Klinas janë të prekur thellsisht nga kjo ndodhi.

Nuk ka rrugë tjetër, duhet dy fitore ne dy ndeshjet e fundit, të gjithë ne Prishtinë për të vazhduar ëndrrën tonë. JEMI NJË💚🍀

Me respekt dhe kerkimfalje, KF DUKAGJINI.