Fjalë Kyçe

Vjen reagimi i EULEX-it pas akuzave të ish-gjyqtarit Malcolm Simmon

Vjen reagimi i EULEX-it pas akuzave të ish-gjyqtarit Malcolm Simmon

Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, gjatë një raportimi para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, tha se misioni i EULEX-it nuk ishte mision “i sundimit të ligjit, por ishte mision politik”.

Tutje theksoi se EULEX kishte për qëllim të hiqte nga skena politike, ata që i cilësoi si “peshq të mëdhenj”, ose ata persona, që ishin parë nga ky mision, si pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndaj deklarimeve të tij, ka reaguar EULEX.

Sipas tyre, deklarata e Malcolm Simmons e dhënë sot në Kuvend është një koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetave dhe mendimeve personale.

“Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, meqë deklarata e Simmons është e mbuluar nga imuniteti i privilegjit parlamentar – ai është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkelje që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX dhe e cila ka për qëllim t’i shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta. Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar Misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vet BE-së. Kjo po ashtu është pasqyrim i pakënaqësisë sDuke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, Z. Simmons është angazhuar në një fushatë të qëllimshme dezinformuese në lidhje me keqbërjet që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX, të cilat synojnë t’i shërbejnë motiveve të fshehta konkrete”, thuhet në reagim..

Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, EULEX thotë se Simmons është angazhuar në një fushatë të qëllimshme dizinformuese lidhur me keqbërjet gjoja ndodhin gjatë kohës së tij në EULEX të cilat kanë për qëllim të shërbejnë motivet konkrete të fshehta.

Sipas EULEX, gjatë deklaratës së tij, Simmons ka pranuar të ketë pasur kontakte me palët e treta në rastet e vazhdueshme, e cila është një shkelje e parimeve themelore gjyqësore, duke e shikuar këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar misionin dhe si një reflektim i pakënaqësisë së tij totale në rezultatin e tri hetimeve që janë kryer kundër tij nga autoritetet e BE-së në Bruksel dhe që i janë dorëzuar autoriteteve deleguese të Mbretërisë së Bashkuar (MB) për veprime të mëtejme.

“Simmonsi po ashtu është dukur i pakënaqur me hedhjen poshtë nga ana e gjykatës së MB të një padie civile që ai e parashtroi kundër Misionit dhe institucioneve të tjera të BE-së në vitin 2020. Thënë shkurt, ai është i pakënaqur me të gjitha procedurat juridike kundër tij”.

“Simmons ishte punonjës i deleguar nga Mbretëria e Bashkuar në EULEX prej vitit 2008 në disa pozita dhe pothuajse përgjatë gjithë mandatit ekzekutiv të EULEX-it, i cili përfundoi në qershor 2018. Përgjatë kësaj periudhe, Simmons ishte deleguar nga Zyra së Jashtme dhe të Komonuelthit (ZJK). Ai më nuk punon për ZPJK, por sipas deklaratës së vet Simmonsit, gjatë tërë periudhës së tij në EULEX ai rregullisht i kishte raportuar autoriteteve të MB. Ai sot ka pretenduar se në vitin 2013 ai i kishte paraqitur shqetësimet e tij para ambasadës së MB, jo para EULEX-it, BE-së apo autoriteteve të Kosovës. Pas kësaj, jo vetëm se nuk është larguar nga EULEX-i, por në vitin 2014 ai ka aplikuar dhe është pranuar të bëhet Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it. Në fund të vitit 2015, Simmons me krenari deklaroi publikisht se EULEX-i ka qenë veçanërisht efektiv në llojet e rasteve me të cilat është marrë. Sipas deklaratës së sotme të Simmonsit, në vitin 2016 ai gjithashtu kishte aplikuar që të bëhej kryetar i Dhomave të Specializuara të Kosovës, por se nuk ishte përzgjedhur”.