Fjalë Kyçe

Vjen reagimi i kabinetit të Vjosa Osmanit pasi PSD e shpalli presidencën nëndegë të LVV-së

Vjen reagimi i kabinetit të Vjosa Osmanit pasi PSD e shpalli presidencën nëndegë të LVV-së

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka reaguar pasi PSD me anë të një aksioni e shpalli presidencën nëndegë të Vetëvendosjes.

“Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën”, thuhet në reagimin e tij ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën.

Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës.

Rrjedhimisht, ky mllef i juaji ka të bëjë më shumë me defaktorizimin tuaj si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje.

Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni bilboarde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik!