Kremlini ka reaguar pas komenteve të bëra më herët nga presidenti amerikan Joe Biden se Vladimir Putin është një kasap.
Kremlini thotë se deklarata të tilla ngushtojnë akoma më tej mundësitë për t’i rregulluar marrëdhëniet mes dy vendeve. Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Tass.
“Në fund të fundit, udhëheqësi i shtetit duhet të qëndrojë i matur”, zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin “kasap” pas vizitës me refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë, të shtunën.
Kujtojmë se Biden i bëri deklaratat në Varshavë ndërsa pyetej nga gazetarët se çfarë i vinte në mend teksa shihte ukrainasit që kanë lënë shtëpitë e tyre pas nisjes së pushtimit nga Rusia.