Vjollca Shala-Mulaj është zgjedhur ushtruese e detyrës së kryeshefes së Postës së Kosovës, ka njoftuar Bordi i përkohshëm i Drejtorëve në këtë ndërmarrje.
Pos saj, në një mbledhje të sotme të këtij bordi, Fadil Brestovci është zgjedhur në pozitën e zyrtarit kryesor financiar dhe të thesarit, po ashtu si ushtrues detyre.
Emërimi i dy zyrtarëve të lartë vjen pasi Salih Morina dha dorëheqje nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeshefit në fund të prillit, teksa Enver Govori u dorëhoq nga pozita e zyrtarit kryesor financiar.