Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani do ta shfuqizojë dekretin për emërimin konsull të djalit të Haxhi Shalës

Vjosa Osmani do ta shfuqizojë dekretin për emërimin konsull të djalit të Haxhi Shalës

U.D së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me publikimin e fundit që u bë lidhur me emërimin e Flakron Shalës djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, si konsull në Pragë të Çekisë.

Osmani deklaroi se emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera të cilat po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, e jo nga ajo si ushtruese e detyrës.Ajo tha se përkundër kërkesës së saj, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk i është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik nga ana e Qeverisë, transmeton lajmi.net.

”Osmani shtoi se kjo është praktikë e mbrapshtë të cilët duhet ta kthejnë mbarë dhe se si të tilla këto dekrete do të shfuqizohen.

Reagim i plotë:

Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkeses sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.
Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me cdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata të Pergjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk eshte rasti i vetem. Eshte praktike e mbrapshte, te cilen duhet ta kthejme mbare. Prandaj ato dekrete do te shfuqizohen.