Ushtruesja e detyrës së presidentesm Vjosa Osmani, ia ka uruar presidentit të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Ditën e Presidentëve.
Osmani, përmes një postimi në Twitter, tha se amerikanët çdoherë do gjejnë president që ua përfaqëson interesat e tyre.
“I nderuar Joe Biden, urime Dita e Presidentëve. Dita e sotme duhet të shërbejë si kujtesë për t’u udhëhequr nga mençuria dhe maturia e atyre që ishin themeluesit e demokracive tona. Jam i bindur që amerikanët gjithmonë do të gjejnë një President që përfaqëson më së miri interesin dhe nevojat e tyre”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Dita e Presidentëve, njihet si Ditëlindja e Washingtonit.
Është një festë federale që kremtohet gjithmonë të hënën e tretë të shkurtit.