Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani emëron Kreshnik Radoniqin, kryesues të ri të KQZ-së

Vjosa Osmani emëron Kreshnik Radoniqin, kryesues të ri të KQZ-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka emëruar kryesuesin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas ndërprerjes së mandatit të Valdete Dakës, në krye të këtij institucioni.

Kështu bëri të ditur Presidenca e Kosovës nëpëmjet një njoftimi për media.

Tutje në këtë njoftim thuhet se kryetarja e deritanishme e KQZ-së, Valdete Daka, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së.

“Presidentja Osmani vlerëson se veprimet e kryesueses së KQZ-së nuk duhet të jenë shkak për humbjen e besimit qytetar ndaj institucionit, në veçanti pasi sivjet do të mbahen zgjedhjet lokale”, njofton Presidenca e Kosovës.

“Legjislacioni në fuqi parasheh se Presidentja është autoriteti kompetent për të emëruar Kryesuesen e KQZ-së, sikurse edhe për ndërprerje të mandatit të saj. Ndaj, Presidentja ka nxjerrë vendimin për lirimin nga detyra të znj. Valdete Daka, duke pasur në konsideratë vlerat demokratike të integruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe duke pasur parasysh se pavarësia dhe integriteti i KQZ-së ka një rëndësi vitale në zgjedhjet demokratike”.