Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nga LDK votuan kundër rrëzimit të Qeverisë

Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nga LDK votuan kundër rrëzimit të Qeverisë

Me mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive opozitare sonte është rrëzuar Qeveria Kurti, mirëpo mocionin e LDK-së nuk e mbështeten  të gjithë deputetët e saj.

Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nga LDK kanë votuar kundër mocionit, transmeton Telegrafi.

Për rrëzimin e qeverisë kanë votuar 82 deputetë, nga 117 sa ishin në prezent në sallë, ndërsa kundër votuan 36 deputetë dhe një prej tyre abstenoi.

Seanca ka filluar rreth orës 11:00 dhe është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve.