Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas raportime në disa media se kinse ajo ka premtuar toka për manastirin e Deçanit në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokraci në ShBA.
Presidentja përmes një postimi në Facebook ka shkruar se raportimet e tilla janë gënjeshtra, ndërsa ka thënë se koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perënduar njëherë e përgjithmonë.
Postimi i saj në Facebook:
Lajmi i publikuar në pseudo-portalet ‘Periskopi’, ‘Ekonomia Online’, ‘Gazeta Metro’, etj se kinse unë kam premtuar toka për manastirin e Deçanit apo për këdo tjetër në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokraci në ShBA është GËNJESHTËR.
Qysh nesër do të ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e padisë kundër këtyre portaleve dhe kujtdo tjetër që ka publikuar apo publikon një propagandë të tillë.
Kosova ka merituar të ftohet sepse është demokraci. Miqtë tanë amerikanë nuk janë ata që ndonjëherë kanë kërkuar toka të Kosovës.
Ndërkaq koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perënduar njëherë e përgjithmonë.