Ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani krahas fushatës bashkë me Vetëvendosjen ku mban numrin dy në listë, po zhvillon edhe vetë personalisht një fushatë të gjerë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kështu ajo ka bërë disa pastime nga jeta e saj private dhe bashkë me familjen. Së fundmi ajo ka postuar edhe një fotografi me prindërit e saj në Mitrovicë.
‘Me babin e mamin sot në Mitrovicë’, ka shkruar ajo sipër fotografisë.