Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani themelon degën e Listës Guxo në Lipjan

Vjosa Osmani themelon degën e Listës Guxo në Lipjan

Një zyrë e Listës Guxo, është hapur tashmë në qytetin e Lipjanit. Kështu ka bërë të ditur bashkëpunëtori i formueses së kësaj liste, Haxhi Avdyli.

Avdyli ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se kanë hapur tashmë zyrën e Listës Guxo në Lipjan.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës dhe udhëheqësja e kësaj liste, Vjosa Osmani nuk ishte e pranishme në hapjen e kësaj zyrë, por Avdyli u prit nga bashkëpunëtorët e saj atje.

“Lipjani hapë zyre për Listën Guxo #meVjosën. Bashkë me nikoqiren avokaten Gresa Bytyqi, Dr Burim Karameta, Valon Krasniqi e Artan Hoxha bashkëbiseduam me guximtarët e Lipjanit”, shkruan Avdyli në Facebook.