Fjalë Kyçe

Vlera mbi 1 miliard: Si arriti Beckham një nga marrëveshjet më të mëdha sportive ndonjëherë

Vlera mbi 1 miliard: Si arriti Beckham një nga marrëveshjet më të mëdha sportive ndonjëherë

Futbollisti legjendar anglez, tashmë pronar i klubit të futbollit Inter Miami, David Beckham, bëri ndoshta marrëveshjen më të mirë sportive duke blerë këtë ekip amerikan, vlera e të cilit sot është e pakrahasueshme me atë që mori në vitin 2013.

Në vitin 2007, Beckham nënshkroi një kontratë me Los Angeles Galaxy, dhe me atë rast atij iu dha mundësia për të blerë një klub futbolli në MLS për një çmim fiks prej 25 milionë dollarë pasi të përfundojë karriera e tij.

Parashikimi i motit në ShqipëriNjë humnerë pas Mbappes te PSGOrganizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botënIsh-i dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid shkon në Mekë për të kryer pelegrinazhinNë zonën e luftës me Rusinë, Shevchenko frymëzon ushtarët ukrainas në mbrojtje të vendit
Vendimi i Major League Soccer (MLS) i garantoi Beckham blerjen e çdo klubi të MLS, përveç New Yorkut, pasi ai të tërhiqej nga futbolli aktiv.

Beckham vendosi të blejë Inter Miami në vitin 2013 për 25 milionë dollarë fikse dhe ndërkohë vlera e atij klubi është rritur aq shumë sa ekspertët e biznesit sportiv e quajnë biznesin më të madh sportiv që ka parë bota.

Eksperti i biznesit sportiv, Joe Pompliano deklaron se pas ardhjes së Lionel Messit në Inter Miami, vlera e klubit arriti në një miliardë dollarë.

Sipas Sportic, Inter Miami theu shifrën e miliardë dollarëve dhe kishte vlerën e 1.02 miliardë dollarëve në janar të këtij viti.

Vetëm tre ekipe të tjera të MLS-së e kanë kaluar këtë kufi, përkatësisht Los Angeles FC (1.15 miliardë dollarë), Atlanta United (1.05 miliardë dollarë) dhe LA Galaxy (1 miliard dollarë).

Gjithashtu duhet shtuar se Beckham fitoi 255 milionë dollarë nga paga gjatë pesë viteve të lojës në MLS, kështu që tani mund të konkludohet se kalimi i tij nga futbolli evropian në atë amerikan ishte një hit absolut