Fjalë Kyçe

Vlorë: 46 vjeçari gjendet i vrarë në banesë, pas 8 ditë kërkimi

Vlorë: 46 vjeçari gjendet i vrarë në banesë, pas 8 ditë kërkimi

Një 46-vjeçar nga Vlora është gjetur i vrarë në banesën e tij pas tetë ditë kërkimi.

A.A, i shpallur i humbur që prej datës 11 shkurt është gjetur pa shenja jete në banesë nga nëna e tij.

Raportohet se 46-vjeçarit i është gjetur një plumb në shpatull nga krahu i zemrës si dhe ka pasur fraktura në kokë.

Mësohet se viktima ka qenë para disa kohësh në Kosovë dhe sipas burimeve, atij i është ndalur pasaporta këtu dhe në Shqipëri, është kthyer në mënyrë ilegale.

Dyshohet se telefoni i është marrë pas vrasjes në shtëpi.

Por, familjarët pretendojnë se viktima është vetëvrarë, pasi ka qenë babai i të ndjerit i cili ka thënë në polici se kishte parë shenja gjaku dhe kishte gjetur edhe një sëpatë.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje dhe njoftohet se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime të ngjashme si ato të shkaktuara me armë zjarri.

Trupi viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, ndërsa po kryhen ekzaminime të tjera për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se:

Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes./TCH