Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimime eksploziv që tronditi Vlorën pasditen e sotme.
Burime bëjnë me dije për ABC se shënjestra e atentatit, 33-vjeçari Indrit Sadetini është futur në garazhin e tij për të marrë automjetin dhe atë moment eksplozivi ka shpërthyer.
Sadetini i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2017 kur i kishin vënë eksploziv në makinë. Në atë kohë ai e pikasi lëndën shpërthyese dhe njoftoi policinë.
I riu është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.