Fjalë Kyçe

Voca: Në Turqi presioni është më i madh se në Zvicër

Voca: Në Turqi presioni është më i madh se në Zvicër

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca ka thënë se është ambientuar shpejtë në qytetin e Ankarasë, ndërsa ka vlerësuar lart futbollin elitar të Turqisë.

Ai për “luzernzeitung.ch” ka thënë se presioni në Turqi është më i madh pa shikues sesa në Zvicër me shikues.

“Në Turqi ka më shumë presion pa tifozë sesa në Zvicër me shikues”, ka thënë 23-vjeçari.

Futbollisti kosovar te Ankaraguçu u transferua në shtator të vitit të kaluar nga skuadra zvicerane, Luzern. Këtë edicion në Superligën e Turqisë ka luajtur 14 ndeshje, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.