Fjalë Kyçe

Vodhi çokollata në vlerë 10 euro në një market në Prishtinë, shtyhet gjykimi për të akuzuarin

Vodhi çokollata në vlerë 10 euro në një market në Prishtinë, shtyhet gjykimi për të akuzuarin

Për të dytën herë me radhë ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestarë ndaj të akuzuarit për vjedhje, Hysen Spahiu.

Arsyeja e dështimit të këtij shqyrtimi ishte vet mungesa e të akuzuarit Spahiu.

Sipas gjykatësit Ngadhnjim Arrni, i akuzuari e kishte pranuar ftesën, mirëpo që i njëjti nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

Gjithashtu në këtë seancë nuk ka prezantuar as përfaqësuesi nga pala e dëmtuar për të cilin gjykatësi tha se ftesa ishte pranuar por që nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre në këtë seancë.

Ndërsa në këtë seancë ka prezantuar prokurori Menduhi Kastrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Meqenëse nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e këtij shqyrtimi gjykatësi e ka caktuar seancën për 19 prill në orën 9:30.

Për të akuzuarin, gjykatësi Arrni ka njoftuar se do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 1 korrik 2019 ka ngritur aktakuzë ndaj Hysen Spahiut të cilin e akuzon se më 17 shkurt 2019 në Prishtinë, në një market në lagjen “Dardania”, me qëllim që vetit t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme e ka vjedhur një pako me çokollata në vlerë 9.90 euro, duke kaluar arkën e pagesës, derisa është ndaluar pasi është njoftuar policia, me ç’rast të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm arterial.

Me këto veprime prokuroria e ngarkon të akuzuarin me veprën penale “vjedhja”, nga neni 325 par.1 të KPRK-së