Fjalë Kyçe

Vodhi disa stoli ari, 4 pulave dhe 1 gjeli – dënohet me 8 muaj burg lipjanasi

Vodhi disa stoli ari, 4 pulave dhe 1 gjeli – dënohet me 8 muaj burg lipjanasi

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ka shqiptuar dënim unik me tetë muaj burgim ndaj të akuzuarit për veprat penale të “Vjedhjës së rënd”, dhe “Vjedhjës” Mirsand Avdullahu.

Aktgjykimi u shpall të enjten, nga gjykatësi Selman Salihi, ndërsa dënimin prej tetë muajve burgim ndaj të akuzuarit Avdullahu do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Sipas këtij aktgjykim, për veprën penale të vjedhjës së rënd, i akuzuari Avdullahu dënohet me dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, ndërsa për pikën e dytë të dispozitivit të aktgjykimit po ashtu gjashtë muaj burg, kurse për piken tre i akuzuari Avdullah dënohet me tre muaj burgim.

Të dëmtuarit Ramadan Sharku, Avdi Bajrami, Nasibe Sharku dhe Agim Alimi, udhëzohen që kërkesen pasuroro-juridike ta realizojnë në procedurë kontestimore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu, akuzuari është ngarkuar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë 20 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore më 23 korrik 2012, i akuzuari Mirsad Avdullahu po ngarkohet me kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes së rëndë” dhe “Vjedhjes”.

Në aktakzuë thuhet se i pandehuri më 25 nëntor 2011, në garazhin e tani të dëmtuarit Ramadan Sharku në fshatin Magure të Lipjanit, ka përdorur çelsat e pronës së të dëmtuarit Ramadan, ashtu që duke i hequr pengesat depërton brenda garazhit të të dëmtuarit dhe nga aty vjedh një inventor pronë e të dëmtuarit Avdi Bajrami si dhe një telefon “Nokia” në vlerë rreth 20 euro.

Me ç’rast të dëmtuarve të lartëcekur iu është shkaktuar dëm i konsiderueshëm maretial, e me këtë po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 253, paragrafi 1 pika 1 të KPK-së.

Tutje sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, i njëjti në dhjetor 2011, në shtëpinë pronë e të dëmtuarës Nasibe Sharku me vendbanim sikur më lartë, duke përdorur forcën me mjet të paidentifikuar deri më tani, ka hapur derën e shtëpisë, ka depërtuar brenda dhe nga aty ka vjedhë stoli ari dhe atë tri unaza në vlerë të pacaktuar pronë e të dëmtuarës Nasibe, një palë vathë dhe një çantë me leternjoftim pronë e të dëmtuarës Igballe Sharku në vlerë të pa caktur.

Me ç’rast të dëmtuarave të lartëcekura iu është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material, e me këtë i akuzuari Avdullahu po ngarkohet nga prokuroria se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 253, paragrafi 1, pika 1 të KPK-së.

Gjithnjë sipas aktakuzës, më 5 shkurt 2012, në fshatin Magure të Lipjanit, i pandehuri Avdullahu ka shkuar në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit Agim Alimi dhe nga koteci i pulave pronë e të dëmtuarit ka marrë katër pula dhe një gjel, e më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Me ç’rast, më këtë ka kryer veprën penale “Vjedhje” nga neni 252, paraprafi 1 të KPK-së./BetimipërDrejtësi