Fjalë Kyçe

Vojvoda bën testin për Covid-19, s’e duron dot shkopthin e testimit

Vojvoda bën testin për Covid-19, s’e duron dot shkopthin e testimit

Ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda, e bëri së fundi testin për koronavirus, si pjesë e protokollit te klubi i tij Standard Liege. Në videon e publikuar nga klubi dhe të shpërndarë nga vetë futbollisti vërehet se testi nuk ishte aspak i lehtë për kosovarin.

Pas ndërprerjes së futbollit në Evropë në muajin mars shkaku i përhapjes së koronavirusit, Belgjika vendosi të mos i rinisë ndeshjet e kampionatit, duke e shpallur Club Brugge kampion të ri, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, klubi belg Standard Liege tani është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm dhe, për t’ua lejuar stërvitjet e rregullta, ata duhet t’i testojnë vazhdimisht lojtarët, në mënyrë që të mos ketë infektim masiv në skuadër.

Pjesë e kësaj procedure ishte sot edhe mbrojtësi anësor kosovar Mërgim Vojvoda, i cili, siç shihet në video, nuk e pati aspak të lehtë ta durojë shkopthin e testimit për Covid-19.