Ylli i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, edhe zyrtarisht do të debutojë me skuadrën e Standard Liege.
Vojvoda i është bashkuar skuadrës belge gjatë këtij afati kalimtar, duke i dhënë fund aventurës me Mouscron.
Sot, mbrojtësi i krahut të djathtë është përzgjedhur në 11-ën startuese të Standard Liege, për ndeshjen që do të luhet kundër Cercle Brugge.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Superligën e Belgjikës, dhe luhet me fillim nga ora 18:00.