Ylli i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka zbuluar një histori interesante, kur u transferua te Torino.
Kosovari iu bashkua Torinos nga Standard Liege, derisa tani ka fituar vendin në pozitën titullare, ku ka vëmendjen edhe të disa klubeve të mëdha.
Sidoqoftë, në një intervistë për “Dazn”, Vojvoda ka zbuluar një histori me Ujkanin që e ka mësuar si të vishet për stërvitje dhe ndeshje.
“Kur arrita në Torino u shfaqa me një mini skuter, sepse nuk kisha makinë dhe sandale”.
“Ujkani më tha se këtu nuk funksionon në këtë mënyrë. Ai më bleu gjëra dhe më bëri të kuptoj si të vishem për stërvitje dhe ndeshje”, deklaroi ai përcjell lajmi.net.
Ndërkohë, Vojvoda këtë edicion ka bërë 19 paraqitje në Seria A, ku ka asistuar dy herë