Mërgim Vojvoda është shëruar nga koronavirusi.
Mbrojtësi djathtë ishte testuar pozitiv pas rikthimit nga Kombëtarja e Kosovës, ku ishte i grumbulluar për ndeshjet e nëntorit.
Vojvoda tani është shëruar plotësisht, dhe është i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e tij, Torino.
Trajneri i Torines ka ftuar atë për derbin e ditës së shtunë kundër Juventusit.
Ndeshja mes Juventusit dhe Torinos zhvillohet me fillim nga ora 18:00.