Fjalë Kyçe

Von Crammon falënderon Kosovën që po strehon 20 gazetarë ukrainas

Von Crammon falënderon Kosovën që po strehon 20 gazetarë ukrainas

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka falënderuar Kosovën për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas.

Kryeministri Albin Kurti, njoftoi sot se qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i pranojë 20 gazetarë ukrainas të cilët janë larguar nga vendi i tyre shkaku i agresionit rus.

Kurti tha se do t’i përkrahin gazetarët ukrainas dhe do t’ua mundësojnë punën nga distanca.

“Faleminderit për përkrahjen e Ukrainës dhe gazetarëve të saj, Federatës Europiane të Gazetarëve dhe Qeverisë së Kosovës”, shkroi Von Crammon në Twitter.